Lajmet Kryesore

Kongresi i FUEN 2021 u organizua në mënyrën Hibrid

Kongresi i 65 vjetorit të Unionit Federal të Kombeve Evropiane (FUEN) i organizuar nga pakica Sloven që jetojnë në Itali me 9 deri 12 Shtator 2021 në qytetin Trieste të Italisë.Në Kongresin e mbajtur në mënyrën hibride si anëtarë të Grupit Punues të FUEN për Pakicat/Komunitetet Turke (TAG) ishin prezent Turqit e Trakisë Perëndimore ndërsa anëtarët tjerë të TAG morën pjesë në mënyrën online për shkak të kufizimeve të udhëtimit për gjendjen Pandemike.

Pjesëmarrësit në Kongres ishin Federata e Trakisë Perëndimore Evropiane (ABTTF) si përfaqësues i Turqve të Trakisë Perëndimore, Partia e Miqësisë, Barazis dhe Paqes (DEB) dhe Shoqata e Maturentëve të Pakicave të Trakisë Perëndimore (BTAYTD), Shoqata Ndërkombëtare e Turqve Meskhetian “VATAN” si përfaqësues i Turqve Meskhetian dhe Unioni Social i Turqve Meskhetë që jetojnë në Azerbejxhan “VATAN”, Këshilli i Tatarëve të Krimesë (KTMM) si përfaqësues i Tatarëve të Krimesë, Shoqata Unioni Rinor i Kosovës (KGBD) si përfaqësues i Turqve në Kosovë dhe Organizata për Zhvillimin edhe Forcimin e Traditës Karaçala-Balkariane “BARS EL”si përfaqësues i Karaçala-Balkariane.

Në sesionet e panelit me 9 dhe 10 shator u diskutua e ardhmja e diversitetit kulturor dhe gjuhësor të Evropës,modelet arsimore të pakicave në Evropë dhe situata e pakicave Slovene në Itali.

Këtë vit, çmimi i FUEN i cili u jepet njërëzve që kontribojnë në mbrojtjen e pakicave kombëtare iu dorëzua Raportuesit Special të OKB-së për Çështje të Minoriteteve Dr.Fernand de Varennes.

 

Dy rezoluta të paraqitura nga anëtarët të FUEN TAG u miratua nga Delegatët e Bordit të FUEN-it

Në mbledhjen e Këshillit të Delegatëve të FUEN që u mbajtë në mënyrën hibrid me 11 Shtator 2021 (E Shtune) pjesëmarrës ishin anëtarë i FUEN TAG, ABTTF, Partia DEB, BTAYTD, Shoqata Ndërkombëtare e Turqve Meskhetian “VATAN” si përfaqësues i Turqve Meskhetian dhe Unioni Social i Turqve Meskhetë që jetojnë në Azerbejxhan “VATAN”, Shoqata Unioni Rinor i Kosovës (KGBD), KTMM dhe Bars El.

Në Bordin e Delegatëve të FUEN,Nënkryetari i FUEN dhe zëdhënës i FUEN TAG Zt.Halit Habib Oğlu bëri një prezantim mbi punën e FUEN TAG për vitin 2020-2021. Habib Oğlu deklaroi se ngjarjet e FUEN TAG u zhvendosën në platformën online për shkak të gjendjes pandemike Covid-19 dhe se anëtarët e FUEN TAG mblidhen në seminaret tematike të cilat mbahen çdo 3 muaj.

Bashkimi Demokratik i Tatarëve si përfaqësues i Tatarëve në Rumani dhe Unioni Italian si përfaqësues i Italianëve në Sloveni dhe Kroaci iu pranua aplikimi për anëtarësim në FUEN nga Bordi i Delegatëve të FUEN kështu që bënë organizatat e reja anëtare të FUEN-it. Si FUEN TAG ju dëshirojmë mirëseardhje Bashkimi Demokratik i Tatarëve në familjen e FUEN-it dhe FUEN TAG-ut.

Back to top button